Një person gjendet i vdekur në Pejë, viktima kishte një lëndim në kokë

Kronikë e zezë

Një person gjendet i vdekur në Pejë, viktima kishte një lëndim në kokë

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 10:47
Ilustrim

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë.

Sipas Policisë, te viktima është vërejtur një lëndim në kokë, ndaj rasti po hetohet.

“Është raportuar se një person mashkull K-Shqiptar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Te viktima është vërejtur një lëndim në kokë andaj me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në institutin e mjekësisë ligjore. Rasti mbetet për hetime të mëtutjeshme”, ka njoftuar PK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat