Policia ka arrestuar një të dyshuar në Skenderaj pasi që i njëjti në rrjetin social ka publikuar një video incizim me anë të së cilit ka kanosur një mashkull.
Në shtëpinë e të dyshuarit gjatë bastisjes është gjete dhe konfiskuar një armë e gjatë mitraloz pa municion.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.