Në Prishtinë e Gjilan, të arrestuarit i rrahin policët

Kronikë e zezë

Në Prishtinë e Gjilan, të arrestuarit i rrahin policët

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Në rrugën ‘Luan Haradinaj’, në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi  i njëjti kishte sulmuar fizikisht dhe penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare.

Njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar.

Ndërkohë edhe në rajonin e Gjilanit ka ndodhur e njëjtë gjë ku dy persona kanë sulmuar policinë gjatë intervistimit.

“Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat