Rrahen për parking, plagoset kalimtari i rastit

Kronikë e zezë

Rrahen për parking, plagoset kalimtari i rastit

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 11:43
Ilustrim

Policia raporton se në fshatin Shirokë të Suharekës tre persona pas një mosmarrëveshje lidhur me një parking për automjete, janë rrahur në mes vete.

Njëri nga të dyshuarit ka përdorur edhe armën e zjarrit ku dyshohet se është  lënduar një kalimtar i rastit.

Viktima ka marrë tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë  Familjare Suharekë, ku më pas është liruar në shtëpi. Policia në vend te ngjarjes ka konfiskuar një pistoletë, një karikator dhe shtatë  fishekë te kalibrit 9 mm. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, një person i dyshuar dërgohet në qendrën e mbajtjes, kurse dy të dyshuar tjerë lirohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat