Nëna katile vret foshnjën, e kishte me një shqiptar. Detaje nga krimi i rëndë

Kronikë e zezë

Nëna katile vret foshnjën, e kishte me një shqiptar. Detaje nga krimi i rëndë

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 22:50
Foto nga vendi i ngjarjes

“Unë nuk doja ta vrisja djalin tim, e kam braktisur, por nuk kam dashur që ai të vdesë”. Kështu është shprehur nga burgu Capanne i Perugias, Giorgia Guglielmi. Që nga pasditja e të martës që që lamë pas , 27-vjeçarja është arrestuar me akuzën e vrasjes me paramendim ndaj djalit të saj të vogël, disa orë pas lindjes, në parkingun e supermarketit Eurospin, ka vazhduar t’i qëndrojë versionit të saj.

Mediat italiane po vijojnë të japin detaje mbi ngjarjen e rëndë që ka tronditur Italinë, ku një 27-vjeçare, pasi lindi fëmijën në shtëpi, e mblodhi atë me një qese dhe e hodhi në një parking makinash.

Për hetuesit italianë, Giorgia e ka vrarë me paramendim foshnjën e të porsalindur, të cilin e kishte me partnerin shqiptar.

Sipas autoriteteve, Guglielmi mund të mbështetej tek familja e saj, partneri shqiptar me të cilin ka edhe një vajzë 2 vjeçe, nga prindërit dhe vjehrrit, të cilët ishin në gjendje që ta ndihmonin edhe ekonomikisht. Këto të dhëna hedhin poshtë pretendimet e 27-vjeçares, e cila gjatë marrjes në pyetje pretendoi se jetonte në kushte të vështira ekonomike, që nuk i mundësonin që të mbante fëmijën, shkruajnë mediat italiane.

“I pavërtetë pretendimi nga ana e saj që deklaroi se e kishte lënë aty, në mënyrë që ta gjente dikush tjetër“, thotë akuza.

27-vjeçarja për hetuesit është një njeri i ftohtë, pasi i kishte fshehur shtatzëninë partnerit të saj, një shqiptar me profesion murator, i cili ishte edhe babai i fëmijës. Ajo shtatzaninë ua kishte mbajtur të fshehur edhe prindërve të saj.

Gruaja u kap nga kamerat e sigurisë në Borgo Rivo, të enjten e shkuar. Pasi kishte lindur në shtëpi, ajo e braktisi qesen me të porsalindurin në një cep përgjatë parkingut të makinave të një supermarketi në Terni. Ishte ora 11:00, bebja kishte vdekur kur u gjet nga një klient rreth orës 20:00.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat