Vrau me plumb në kokë pasagjerin e linjës Berat-Skrapar, ekstradohet nga Greqia

Kronikë e zezë

Vrau me plumb në kokë pasagjerin e linjës Berat-Skrapar, ekstradohet nga Greqia

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 18:34
Ilustrim

Një 37 vjeçar nga Berati i dënuar me 9 vite burg, është ekstraduar nga Greqia nën akuzën e vrasjes. Shtetasi Saimir Gegolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë më 14 tetor 2010, e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite burg.

Në datë 05.07.1997, rreth orës 13:00 në afërsi të fshatit Uznovë, Berat, ky shtetas, i armatosur me armë zjarri pistoletë, së bashku me dy persona të tjerë A.K. dhe S.K., të armatosur me armë zjarri automatike, nën kërcënimin e armëve kanë ndaluar një makinë që udhëtonte nga Berati për në Skrapar dhe kanë detyruar të zbresin dhe të shtrihen përtokë të gjithë pasagjerët.

Njeri prej pasagjerëve ka kundërshtuar tu bindet dhe Saimir Gegolli i ka shtënë në kokë me armë, duke i shkaktuar vdekjen shtetasit N.M.

Shtetasi Saimir Gegolli është arrestuar nga autoritetet policore greke me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat