Çudia e Policisë, gjen kanabis ‘të mbirë vetë’ dhe hidhet në kërkim ‘për identifikimin dhe kapjen e autorëve’

Kronikë e zezë

Çudia e Policisë, gjen kanabis ‘të mbirë vetë’ dhe hidhet në kërkim ‘për identifikimin dhe kapjen e autorëve’

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Policia, pjesë të punës së saj të përditshme, prej kohësh ka bërë edhe kontrollin e territorit, identifikimin e parcelave me kanabis dhe asgjësimin e tyre. Ndërsa këto informacione nuk mungojnë, rrallë të bie rasti të mësosh nga Policia, për emra të mundshëm kultivuesish kanabisi, apo edhe për prangosjen e tyre.

Në këtë “rutinë” të punës së saj, Policia na çudit sot me një njoftim që “vjen” nga Vlora. Sipas këtij njoftimi, parcela më e fundit e gjetur me kanabis nuk ka “pronar” sepse bimët kanë “mbirë vetë”, por megjithatë, Policia “këmbëngul”, duke “artikuluar” togfjalëshin “standard” sipas të cilit, “po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

Komisariati i Policisë Vlorë

[Image] Më datë 09. 08. 2018, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gjorm, gjatë kontrollit të territorit u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të mbira vetë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat