Zjarr i madh në Obiliq, policia jep detajet

Kronikë e zezë

Zjarr i madh në Obiliq, policia jep detajet

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 07:44
Zjarr i madh në Obiliq

(E plotësuar) - Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka pranuar informatën se rreth orës 05:00 të mëngjesit ka ndodhur një incident zjarri në fshatin Plemetin të Komunës së Obiliqit, saktësisht në një dyqan.

Rastin e ka konfirmuar zyrtarja për informim, Flora Ahmeti.

“Menjëherë ne vendin e ngjarjes kanë dale njësitet e policisë dhe zjarrfikësit. zjarri është lokalizuar nuk ka persona te lënduar”, ka thënë ajo.

Më tutje, Ahmeti ka shtuar se hetuesit policor janë duke punuar për te sqaruar rrethanat se si ka ardhur deri te ky incident.

Zjarr i madh në Obiliq

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një supermarket në fshatin Plemetin të Komunës së Obiliqit është përfshirë nga një zjarr i madh. Nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te ky zjarr por policia dhe zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat