Kapen befasisht në lokal dy burra në Elbasan, ja çfarë kishin me vete

Kronikë e zezë

Kapen befasisht në lokal dy burra në Elbasan, ja çfarë kishin me vete

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Në orët e mbrëmjes në Elbasan, në ambientet e një bar kafe, pas një reagimi të shpejtë të strukturave policore bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative, është bërë i mundur kapja në flagrancë i dy personave.

Arben Trasha, 48 vjeç dhe Elton Dedja  39 vjeç, të dy banues Elbasan janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë në ambientet e lokalit ku secili mbante me vete pistoletë pa leje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri Pistoleta (”SIG-SAUER” dhe "Bereta") dhe 20 fishekë luftarakë, tre automjete  dhe  një sasi prej 250.000 lekësh te reja.  

Ata akuzohen për veprën penale ”Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve dhe municioneve luftarake”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat