Arrestohen në flagrancë dy persona, kapen me armë zjarri

Kronikë e zezë

Arrestohen në flagrancë dy persona, kapen me armë zjarri

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 18:15
Arma e konfiskuar

Dy persona janë vënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit nga policia e Vlorës pasi janë kapur me armë zjarri pa leje.

Policia njofton se ka vënë në pranga shtetasin Orgest.A., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “24 Maji”, gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, pa leje.

Ndërsa një tjetër rast u konstatua ditën e djeshme nga Policia e Sarandës në lagjen “Nr.1”, ku gjatë kontrollit në ambientet e një lokali u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, 3 gramë kanabis dhe u arrestua shtetasi B.M., 38 vjeç, banues në Tepelenë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat