Dy persona të lënduar nga 11 aksidentet rrugore në Shkup

Kronikë e zezë

Dy persona të lënduar nga 11 aksidentet rrugore në Shkup

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 10:20
Ilustrim

Dy persona janë lënduar rëndë, ndërsa dhjetë kanë marr lëndime të lehta në 11 aksidentet rrugore dje në Shkup, njoftojnë nga SPB Shkup. Nga aksidentet janë regjistruar edhe tri dëme materiale.

Policia rrugore ka sanksionuar 33 vozitës për tejkalim të shpejtësisë. Janë ç’kyçur 15 vozitës nga komunikacioni, nga të cilët 12 kanë drejtuar veturat pa pasur patentë shoferi, ndërsa dy kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një vozitës ka qenë fillestar.

Një veturë është ç’kyçur nga komunikacioni për shkak të parregullsive teknike, ndërsa ka pasur 15 vetura të paregjistruara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat