Në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës është raportuar për një rrahje në Istog, ku djali e ka sulmuar babanë e tij.
Sipas raportit, Policia është telefonuar rreth orës 23 e 30 minuta nga ankuesi, i cili ka rrëfyer se është sulmuar nga djali i tij.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa me vendim të prokurorit ai dërgohet në mbajtje.