E rrahin dhe e kërcënojnë edhe në stacion policor

Kronikë e zezë

E rrahin dhe e kërcënojnë edhe në stacion policor

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar tre të dyshuar ku dy prej tyre cilët pas një mosmarrëveshje e kanë rrahur një person.

Ndërsa i dyshuari i tretë derisa ka qenë në stacion policor  e kishte kanosur viktimën e njëjtë. 

Sipas Policisë në ngjarjen që ka ndodhur në rrugën “Bahri Kuqi” në Vushtrri viktimës i janë shkaktuar lëndime trupore dhe i njëjti ka marr tretman mjekësor. 

Dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i tretë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat