Nga burgu burri kërcënon gruan me telefon

Kronikë e zezë

Nga burgu burri kërcënon gruan me telefon

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 22:39
Ilustrim

Një burrë, megjithëse i izoluar në burg, ka gjetur mundësinë ti dërgoj një “mesazh kërcënues” gruas.

Burime të komisariatit të Policisë Berat bëjnë ët ditur se B. K., 51 vjeç, banues në Poliçan, aktualisht në burg, me anë të telefonit, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga të njëjta burime, mësohet se u plotësua kërkesë  padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për M. K., 51 vjeçe, ndërsa materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 16. 08. 2018, u plotësua kërkesë  padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen M. K., vjeçe 51, banuese në Berat, pasi bashkëshorti, shtetasi B. K., vjeç 51, banues në Poliçan, aktualisht në burg, me anë të telefonit, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006,‘’Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat