Mbushi makinën me drogë, por e pëson “keq”

Kronikë e zezë

Mbushi makinën me drogë, por e pëson “keq”

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka bllokuar një fuoristradë brenda së cilit është sekuestruar 9 kg e 720 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Lënda narkotike u kap në aksin rrugor Selenicë-Resulaj.

"Më datë 16.08.2018, në kuadër të planit të masave kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në aksin rrugor Selenicë-Resulaj, pikat e kontrollit të ngritura posaçërisht për goditjen e këtyre veprave penale kanë bërë të mundur bllokimin e një mjeti tip fuoristradë brenda së cilit është sekuestruar 9 kg e 720 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa", njofton policia.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat