Konfiskohet një armë zjarri, një i arrestuar në Podujevë

Kronikë e zezë

Konfiskohet një armë zjarri, një i arrestuar në Podujevë

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 15:22
Foto

Sot nga njësitet policore të stacionit të Podujevës është konfiskuar një armë zjarri, si dhe 20 fishekë.

Aksioni policor është realizuar në fshatin Bjaqinë të Podujevës,  ku pas të shtënave me armë në një aheng familjar, është arrestuar një person i dyshuar J. B.,  mashkull, 44 vjeç, shtetas i Kosovës, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK 47, një karikator dhe 20 fishekë.

Personi i dyshuar është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë dhe ndaj  tij është janë iniciuar rastet shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe  mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat