Makina përplas motoçikletën në Elbasan, plagoset drejtuesi

Kronikë e zezë

Makina përplas motoçikletën në Elbasan, plagoset drejtuesi

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 13:14
Ilustrim

Një 24-vjeçar ka përplasur me makinë këtë të enjte një motoçikletë duke plagosur një të moshuar.

Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit ku Denis Ahmeti, 24 vjeç, duke drejtuar mjetin është përplasur me një motoçikletë pa targa , me drejtues shtetasin Sh.G., 69 vjeç.
 
Si pasojë e përplasjes është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi Sh.G., i cili ndodhet në spitalin e Elbasanit nën kujdesin e mjekeve jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat