23 vjeçari vdes në aksident, ishte i biri i dëshmorit - Bota Sot
23 vjeçari vdes në aksident, ishte i biri i dëshmorit

Kronikë e zezë

23 vjeçari vdes në aksident, ishte i biri i dëshmorit

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 14:02
Foto nga aksidenti

Ka humbur jetën në aksident trafiku 23 vjeçari nga Vushtrria, Egzon Zuqaku, i cili ishte i biri i dëshmorit të kombit, Blerim Zuqaku, luftëtar në Zonën Operative të Shalës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen Zuqaku, përcjell KosovaPress.

“Me keqardhje mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta në një aksident trafiku të Egzon Zuqakut, 23 vjeçar nga Vushtrria. Egzoni ishte i biri i dëshmorit të kombit, Blerim Zuqaku, luftëtar i Brigadës 142 në Zonën Operative të Shalës. Duke bashkëndjerë në dhimbje me familjen dhe të afërmit e Egzonit, u shpreh ngushëllimet e mia më të thella për këtë humbje të madhe”, ka shkruar kreu i ekzekutivit. /

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...