26-vjeçari nga Prizreni humb jetën në pishinën

Kronikë e zezë

26-vjeçari nga Prizreni humb jetën në pishinën

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 21:48
Ilustrim

Një 26-vjecar ka humbur jetën në një pishinë në Prizren.

Policia e Prizrenit ka dhënë detaje për rastin.

Sipas informatave të para, viktima është gjetur nga punëtorët kur kanë shkuar ta pastrojnë pishinën pasdite.

“Rreth orës 18:49 minuta, Policia e Prizrenit është informuar për gjetjen e trupit të pajetë të një mashkulli i cili dyshohet se ka humbur jetën derisa po lahej  në një pishinë në rrugën  “Kukësi” në Prizren. Sipas informatave të para, viktima i vitlindjes 1992 është gjetur nga punëtorët kur kanë shkuar për ta pastruar pishinën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nuk dihet koha e saktë se kur ka ndodhur rasti dhe as rrethanat. Njësite relevante të policisë po merren me hetimin e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat