Çokollatë kanabisi në makinë, pranga 37-vjeçarit

Kronikë e zezë

Çokollatë kanabisi në makinë, pranga 37-vjeçarit

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 11:47
Pamje nga ngjarja

Policia e Elbasanit ka sekuestruar një sasi prej 7 kg kanabis sativa, duke arrestuar poseduesin dhe duke nisur hetim për pasagjeren për mos kallëzim krimi.

Sasia e drogës ishte në formën e çokollatës. Nga operacioni i koduar “Bradasheshi” u arrestua Artur Gjolena, 37 vjeç nga Tirana. Ndërkohë u procedua penalisht në gjendje të lirë për “Mos kallëzim krimi”, dhe pasagjerja V.K., 45 vjeçe, banuese në Laç.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion se në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ky shtetas po transportonte një sasi lëndë narkotike për ta shitur, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij me targa TR 3692 J, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate”, thotë policia e Elbasanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat