Aksident në Fushë Kosovë, vdes fëmija që drejtonte motoçikletën

Kronikë e zezë

Aksident në Fushë Kosovë, vdes fëmija që drejtonte motoçikletën

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 12:08
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten në Fushë ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni dhe një motoçiklete, ku si pasojë e aksidentit një fëmijë ka vdekur.

Aksidenti ka ndodhur të enjten në ora 14:10.

“Është raportuar se ka ndodhë një aksident trafiku mes një kamioni dhe një motoçiklete, ku si pasojë e aksidentit  lëndime fatale kishte marr viktima fëmijë mashkull K/shqiptar vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. Më vendim të prokurorit i dyshuari, ngasësi i kamionit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat