Shtetasi i Serbisë arrestohet për mashtrim dhe dëmtim prej 1800 euro të një qytetari në Lipjan

Kronikë e zezë

Shtetasi i Serbisë arrestohet për mashtrim dhe dëmtim prej 1800 euro të një qytetari në Lipjan

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar në pasditen e djeshme një qytetar të Lipjanit me shtetësi të Serbisë ngase kishte mashtruar një qytetar tjetër të i Lipjanit për rregullimin e disa dokumenteve dhe ia kishte marrë 1800 euro.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar/shtetas i Serbisë, i cili kishte mashtruar në emër të rregullimit të disa dokumenteve viktimën mashkull K/Shqiptar, në shumën prej 1.800 Euro. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, njofton Policia e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat