Tenton të kalojë ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Kronikë e zezë

Tenton të kalojë ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 14:30
Policia e Kosovës

Një i dyshuar serb, përmes rrugëve alternative në fshatin Sharpelj në Jarinje, ka tentuar që me furgonin “Mercedes Sprinter”, me tabela të Serbisë, të kalojë nga Serbia në territorin e Kosovës.

Furgoni ishte i zbrazët, është konfiskuar dhe dërguar në stacionin policor në Leposaviq.     

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, lirohet, kurse rasti mbetet nën hetime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat