Me dy armë në banesë, prangoset 58 vjeçari

Kronikë e zezë

Me dy armë në banesë, prangoset 58 vjeçari

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Një 58 ­vjeçar në fshatin Golimbas të Vlorës, është arrestuar nga polica pasi gjatë një kontrolli i janë gjetur disa armë dhe municione. Policia në njoftimin e saj bën me dije se shtetasi Qamil Selamaj, kishte në posedim në banesen e tij dy armë dhe fishekë.

Ja njoftimi i plotë i policisë për ngjarjen

Ndalohet për armëmbajtje pa leje, shtetasi: Qamil Selamaj, 58 vjeç, banues në fshatin Golimbas, Bashkia Selenicë. Ndalimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit që është ushtruar në banesën e këtij shtetasi në fshatin Golimbas, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri dhe municone me fishekë, konkretisht: – Pushkë gjysmë automatike model 56, – Pushkë automatike model 63, – 45 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, parashikuar nga neni 278 i K.Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat