Goditet për vdekje nga vetura një grua në Prizren

Kronikë e zezë

Goditet për vdekje nga vetura një grua në Prizren

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Sot rreth orës 12:00, në rrugën “Ismet Kryeziu” në Prizren, ka ndodhur një aksident, si pasojë e të cilit ka vdekur një grua e moshës 78-vjeçare.

Sot në Prizren një vozitës 25-vjeçar me inicialet F.T,  ka goditur me veturën e tij një grua të moshës 78-vjeçare me inicialet B.M, ka konfirmuar zyrtari për informim në Policinë e Prizrenit, Vesel Gashi.

Pas aksidentit, viktima është dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.

I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat