Nënës i bie të fiktë pasi i arrestojnë të birin, flasin fqinjët

Kronikë e zezë

Nënës i bie të fiktë pasi i arrestojnë të birin, flasin fqinjët

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 19:41
Policia e Shtetit

Klaudio Naska 25 vjeç, i arrestuar pasditen e së premtes nga policia e Kuçovës si autor i grabitjes së një dyqani që shërben si qendër interneti dhe dyqan celulares, njihet në qytet si person me probleme mendore.

Fqinjë të tij thanë se ai është shtruar 3 herë në qendra për persona me probleme mendore. “Më herët nuk bënte budallallëqe të tilla, vetëm që kur është sëmurur ka filluar”, thotë një prej tyre.

Ndërkohë, arrestimi i të riut ka sjellë shqetësime edhe në familjen e tij. Dëshmitarë thanë se pas arrestimit të djalit të vetëm, nënës së 25-vjeçarit i ka rënë të fikët. Ajo është transportuar në spitalin e Kuçovës për të marrë ndihmë mjekësore dhe ka dalë për andej orët e mara të mëngjesit të së shtunës.

Për të realizuar grabitjen, i riu ka plagosur lehtë me thikë në kofshë punonjësit e biznesit, Emiljano.I., që është edhe kunati i Gazit, pronarit të pikës së internetit, mjaft e frekuentuar në qytetet.

Policia njoftoi zyrtarisht një ditë më parë se pasi doli nga dyqani, Naska bashkë me një tjetër persona ende i paidentifikuar (i cili akuzohet si bashkëpunëtor i 25-vjeçarit), kanë thyer xhamin e parë të automjetit tip “Benz” në pronësi të Emiljanos.

***

25/08/2018

Perfundon ne pranga nje i ri nga Kucova, i dyshuar si autori i vjedhjes me pasojë plagosjen, në një dyqan celularësh.

Policia-Berat

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Klaudio Naska 25 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, (i dënuar më parë për veprat penale “Armë mbajtje pa leje” dhe “Kanosje”).

Njoftimi i Policisë

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Llukan Prifti”, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të pa identifikuar, pasi ka goditur me mjet prerës (thikë) punetorin e dyqanit shtetasin E.I, 24 vjeç kanë marrë 23 telefona celular dhe nje Laptop në dyqanin “Servis Celularësh” në pronësi të shtetasit G.D, 37 vjeç, banues në Kuçovë, dhe pasi kanë dalë nga dyqani kanë thyer xhamin e parë të automjetit tip Benz në pronësi të shtetasit E.I.

Shtetasi E.I ka njoftuar shërbimet e policisë, të cilët falë reagimit të shpejtë bënë të mundur identifikimin e njërit prej autorve dhe arrestimin e tij brenda një kohe të shkurtër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

•23 aparate celular të markave të ndryshme.
•1 lap top

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ‘‘Vjedhje me Dhunë‘‘ , ‘‘Plagosje e lehtë me dashje‘‘, “ Shkatërrim prone“, “Kanosje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139, 89, 150, 84 dhe 22 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat