Vdes në QKUK personi që u aksidentua në vendin e punës

Kronikë e zezë

Vdes në QKUK personi që u aksidentua në vendin e punës

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 10:39
QKUK

Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, mbrëmjen e kaluar nga QKUK –Prishtinë ka pranuar njoftimin se ne repartin intensiv ka ndërruar jetë viktima M.B. (1994), i cili ishte i hospitalizuar me datë 20 gusht, pasi duke punuar në ndërtimtari ishte rrëzuar dhe kishte marrë lëndime të rënda trupore me datë 19 gusht, në fshatin Kashicë- Komuna Istog.

Lidhur me ketë është informuar prokurori i shtetit i cili urdhëron qe te intervistohen familjaret rreth ndonjë dyshimi të mundshëm ne rast.

Rasi është cilësuar si “Hetim i vdekjes”. Hetuesit policor kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe trupi ju lirohet familjarëve. Rasti mbetet nën hetim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat