Durrës, një djalë i ri i jep fund jetës me fostoksinë

Kronikë e zezë

Durrës, një djalë i ri i jep fund jetës me fostoksinë

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 11:22
Ilustrim

Një djalë i ri në Durrës, i ka dhënë fund jetës tragjikisht duke u vetëhelmuar.

Ngjarja ka ndodhur këtë të diel në lagjen nr.15 të qytetit bregdetar.

26-vjeçari Y.M., është vetëhelmuar me fostoksinë në banesën e tij, ku është gjetur në gjendje të rëndë nga familjarët.

Por pavarësisht dërgimit në spital, i riu ka gjetur vdekjen pak më vonë.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë të riun ti japë fund jetës ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Familjarët në gjendje shoku, nuk dinë të japin një arsye mbi flijimin e të riut. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat