Ndërron jetë një person nga Prilepi në aksident trafiku

Kronikë e zezë

Ndërron jetë një person nga Prilepi në aksident trafiku

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 12:53
Ilustrim

Një person nga Prilepi (51) dje ka ndërruar jetë në një aksident komunikacioni që ndodhi në rrugën Prilep-Gradsko në afërsi të pompës së benzinës “Lukoil”.

Siç thonë nga MPB, aksidenti ka ndodhur në orën 11:20 mes një kamioni me targa të Radovishit e drejtuar nga J.P (26) nga Radovishi dhe makinës “Fiat” me targa të Prilepit e drejtuar nga P.T nga Prilepi. Nga lëndimet e marra në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë shoferi P.T.

Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Prilep, ndërsa pas urdhërit të Prokurorit Publik trupi i të vdekurit është dorëzuar për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat