Inskenon grabitjen, arrestohet

Kronikë e zezë

Inskenon grabitjen, arrestohet

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 14:17
Ilustrim

Hetues të sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj, kanë arrestuar një të dyshuar, B.B. (37) me dyshimin se me qëllim përfitimi kishte inskenuar një rast grabitje me armë.

I dyshuari sot orës 05:30 minuta kishte njoftuar policinë se në kazinon ku ishte duke punuar, kishin hyrë dy persona të armatosur dhe nën kërcënim kishin marrë nga ai kuletën ku në të kishte pasur rreth 490 euro dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.  

Hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin si dhe  pranimin në tërësi të inskenimit të rastit të grabitjes nga vetë ai, si dhe ka pranuar se të hollat e deklaruara si të grabitura, ia ka dhënë një personi të cilit i kishte patur një borxh.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuarit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat