Mbrëmjen e djeshme në Drenas një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga bashkëshorti i saj.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në Qendrën Shëndetësore Drenas, gjithashtu viktima me vullnetin e saj shkoi në shtëpinë e prindërve. Dy fëmijët e çiftit mbesin përkohësisht nën përkujdesen e nënës- viktimës.
I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet, kurse rasti iniciohet dhe mbetet nën hetime.