Inskenoi grabitjen e kazinos, arrestohet

Kronikë e zezë

Inskenoi grabitjen e kazinos, arrestohet

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Në Ferizaj mëngjesin e djeshëm është arrestuar një i dyshuar i komunitetit ashkali në rrugën “Gursel dhe Bajram Sylejmani”, për shkak se kishte deklaruar rrejshëm për një grabitje.

Ai fillimisht kishte raportuar se i është grabitur kazinoja  nga të dyshuar të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armës.

Pas intervistimit dhe hetimeve të zhvilluara nga policia, i dyshuari ka pranuar se ka inskenuar dhe deklaruar rrejshëm me arsyetimin se i ka pasur borxh një mashkulli shqiptar. I dyshuari me vendimin e prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat