Zbardhet plagosja, shpallet në kërkim autori dhe arrestohet “viktima”

Kronikë e zezë

Zbardhet plagosja, shpallet në kërkim autori dhe arrestohet “viktima”

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Plagosja me 4 plumba e 30-vjeçarit Andi Spahia në banesën e tij në orët e para të mëngjesit të së martës, ishte një ngjarje e dyshimtë për policinë, pasi vetë viktima refuzoi të rrëfente seç kishte ndodhur mes tij dhe autorit.

Blutë e kryeqytetit pas 24 orësh kanë arritur të zbulojnë autorin e ngjarjes dhe e kanë shpallur atë në kërkim. Por policia gjithashtu ka arrestuar të plagosurin, pasi është një shpërndarës droge.

“Pas një pune të mirëorganizuar hetimore nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim për veprën penale të “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, të autorit të dyshuar, shtetasit: – F. G., 28 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas më datë 28.08.2018, rreth orës 02:00, në rrugën “Tasim Shehu”, për motive të dobëta ka tentuar të vras me armë zjarri shtetasin A. S., 30 vjeç, i cili ka mbetur i dëmtuar në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu u arrestua për veprën penale të “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” shtetasi i plagosur: – A. S., 30 vjeç, banues në Tiranë”, sqaron policia.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi iu gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale disa doza me lëndë narkotike të dyshuar të llojit Heroinë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat