16 të arrestuar për trafikim armësh

Kronikë e zezë

16 të arrestuar për trafikim armësh

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 16:20
Arma e konfiskuar

Policia e Kosovës, pas hetimeve intensive, në katër lokacione të rajonit të Prishtinës, dy lokacione të Gjilanit dhe 16 lokacione të Ferizajt, ka zhvilluar sot operacionin e koduar me emrin “Syri”, i cili ka rezultuar me arrestimin e 16 personave të dyshuar për trafikim me armë.

Njësitet policore në njëzet e dy lokacione, kanë kryer kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarve me qëllim të mbledhjes së provave për veprimtarinë kriminale të të dyshuarve.

Gjatë këtij operacioni policor, janë sekuestruar provat materiale 19.000 euro para kesh, tre armë të gjata, 17  armë të shkurta kalibri i ndryshëm, 2850 fishekë kalibri të ndryshëm, 20 karikatorë, një pasaportë bullgare, tre telefona dhe dokumente tjera që vlejnë për procedurë të mëtejme gjyqësore.

Personat e dyshuar, në bazë të vendimit të prokurorit dërgohen në mbajtje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat