30 ditë paraburgim për të dyshuarin për tentim-vrasje në Strellc të Deçanit

Kronikë e zezë

30 ditë paraburgim për të dyshuarin për tentim-vrasje në Strellc të Deçanit

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 17:40
Ilustrim

Gjykata Themelore ne Pejë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve Shpejtim Hysenlekajt, të dyshuarit për tentim vrasjen e tre ditëve më parë në Strellc te Deçanit.

Shpejtim Hysenlekaj dyshohet se më 26.8.2018, në Strellc të Deçanit, për shkak të disa problemeve të mëparshme familjare, kishte shkuar te shtëpia e të dëmtuarit dhe pasi kishin biseduar mes vete kishte nisur një përleshje fizike.

Prokuroria pretendon se gjatë përleshjes, Hysenlekaj kishte nxjerrë briskun nga çanta dhe e kishte goditur një here në stomak të dëmtuarin, i cili me shufër metalike e kishte goditur të pandehurin në kokë. Përleshja nuk ishte ndalur këtu meqë i pandehuri me te njëjtin brisk e kishte goditur në stomak disa herë dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Sot u mbajt seanca dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së paraburgimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat