Plaçkitin bankën nën kërcënimin e armëve

Kronikë e zezë

Plaçkitin bankën nën kërcënimin e armëve

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Persona të maskuar nën kërcënimin e armëve kanë grabitur një filiale të një banke në Fushë Kosovë, me ç’rast janë marrë një sasi e parave.

Grabitja ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën “Nëna Terezë”.

Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë,  dyshohet se kjo grabitje është realizuar nën kërcënimin e armëve, njofton Policia e Kosovës.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë, ndërkohë që policia po punon për të identifikuar  grabitësit dhe  vendndodhjen e tyre.

Nuk dihet sasia e parave të grabitura, ndërkohë që policia nuk ka dhënë emrin e bankës, filiali i së cilës është grabitur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat