Vdekja e 56 vjeçares, reagon spitali i Durrësit

Kronikë e zezë

Vdekja e 56 vjeçares, reagon spitali i Durrësit

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 12:19
Spitali i Durresit

Spitali i Durrësit ka reaguar lidhur me vdekjen e 56 vjeçares për të cilën i vëllai akuzon mjekët për neglizhencë.

Sipas spitalit gruas i është ndihma e parë menjëherë nga mjekët dhe se do të jetë autopsia e cila do të zbulojë shkakun e vdekjes së 56-vjeçares. 

"Duke shprehur ngushëllimet familjareve për vdekjen shtetases E. D, Drejtoria e Spitalit Rajonal Durrës sqaron se 56-vjeçarja ka ardhur në gjendje shumë të rëndë në spital dhe shumë shpejt ka kaluar ne gjendje kome, më datë 27.08. 2018, në orën 12.22, ku menjëherë ka marrë mjekimin nga stafi mjekësor dhe infermieror i urgjencës së spitalit. Pas referimit të familjarëve se gruaja vuante nga probleme të shëndetit mendor, mjekët kanë konstatuar se gruaja kishte marrë mbidozë medikamentesh dhe pavarësisht ndihmës së menjëherëshme së ekipit mjekësor, 56-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.

Në spitalin e Durrësit është bërë autopsia dhe jemi në pritje të ekspetizës mjekoligjore për të  konfirmuar shkakun e vdekjes së 56-vjeçares."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat