Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 21:44
Banesa e kapur nga zjarri

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se të premten rreth orës 20 e 30, një objekt banesor është përfshirë nga zjarri.

Ajo ka thënë se objekti ndodhet në lagjen Mati 1, në rrugën B në Prishtinë.

“Në këtë rast janë shkaktuar dëme materiale, por nuk ka persona të lënduar. Pas lokalizimit të zjarrit nga ana e zjarrfikësve, me rastin po merren njësitet kompetente policore, ka shtuar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat