Shpallet në kërkim një grua, bëri aksident, kërcënoi dhe i iku Policisë

Kronikë e zezë

Shpallet në kërkim një grua, bëri aksident, kërcënoi dhe i iku Policisë

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 08:09
Policia e Shtetit

Policia e Tiranë bën të ditur se ka shpallur në kërkim një grua 46-vjeçare, të identifikuar me inicialet M. K.,

Mësohet se gruaja ka qenë protagoniste e një aksidenti automobilistik, pas të cilit, ajo ka kërcënuar me jetë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, për t’ju shmangur përgjegjësisë.

Për Policinë e Tiranës, mbi 46-vjeçaren M. K., materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale parashikuar nga nenet 273 e 84 të Kodit Penal.

Njoftimi i Policisë

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 30. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetases M. K., vjeçe 46, banuese në Tiranë, për veprat penale parashikuar nga nenet 273 e 84 të Kodit Penal.

Kodi Penal

Neni 84

Kanosja

Kanosja serioze për vrasje ose për plagosje të rëndë që i bëhet një personi, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 273

Largimi nga vendi i aksidentit

Largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo të çdo mjeti të motorizuar, për t’u shmangur nga përgjegjësia penale, civile apo administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat