Dy gra dhe një burrë ‘arratisen’ nga shtëpitë e tyre, ‘zhdukjet’ denoncohet në Polici

Kronikë e zezë

Dy gra dhe një burrë ‘arratisen’ nga shtëpitë e tyre, ‘zhdukjet’ denoncohet në Polici

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 08:11
Ilustrim

Dy gra dhe një burrë janë larguar nga banesat e tyre. Ngjarjet e ndodhura në Kavajë, Delvinë e Durrës, janë denoncuar respektivisht nga dy bashkëshortët dhe një bashkëshorte, në policitë vendore.

Përveç inicialeve, Policia bënë të ditur se po punohet për gjetjen e tyre, ndërsa materialet u referuan në prokuroritë pranë gjykatave respektove të Shkallës së Parë.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 30. 08. 2018, shtetasi S. Xh., vjeç 56, banues në Kavajë, kallëzon se, më datë 28. 08. 2018, është larguar nga banesa gruaja V. Xh., vjeçe 57, banuese në Kavajë. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 30. 08. 2018, shtetësia T. R., vjeçe 46, banuese në Durrës, kallëzon se më datë 29. 08. 2018, i është larguar nga banesa bashkëshorti, shtetasi Q. B., vjeç 77, banues në Kosovë. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Komisariati i Policisë Delvinë

Më datë 30. 08. 2018, shtetasi A. S., vjeç 35, banues në Delvinë, ka bërë kallëzim se, më datë 29. 08. 2018, i është larguar nga banesa bashkëshortja, I. S., vjeçe 22. Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat