Motra 58-vjeçare ‘nuk pyet’ për vëllanë e madh, e dhunon psikologjikisht dhe fizikisht

Kronikë e zezë

Motra 58-vjeçare ‘nuk pyet’ për vëllanë e madh, e dhunon psikologjikisht dhe fizikisht

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 08:31
Ilustrim

Dhuna në familja, shënon rastin e radhës të denoncuar në Polici. Këtë herë, protagonistët janë motër e vëlla, në Durrës.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se V. N., 58 vjeçe, banuese në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait të saj, më të madh, V. N., 62 vjeç. Për pasojë, nga të njëjtat burime mësohet se u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për vëllanë e dhunuar nga motra, ndërsa, materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 30. 08. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin V. N., vjeç 62, banues në Durrës, pasi motra, shtetësia V. N., vjeçe 58, banuese në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669 datë 18. 12. 2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat