Aksident masiv në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi

Kronikë e zezë

Aksident masiv në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 11:54
Pamje nga aksidenti

Një aksident masiv ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se disa mjete janë përplasur njëra pas tjetrës, pranë mbikalimit të Fllakës.

Ndërkohë në aksident është përfshirë edhe një autobus me turistë nga Kosova, të cilët vinin në Durrës për plazh.

Si pasojë e përplasjes së mjeteve u bë bllokimi i qarkullimit, duke shkaktuar radhë të mëdha.

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka persona të lënduar në njerëz, por vetëm dëme në mjete.

Aktualisht policia po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat