Prizren: Dy të arrestuar, njëri sulmoi gruan e tjetri babanë e vet

Kronikë e zezë

Prizren: Dy të arrestuar, njëri sulmoi gruan e tjetri babanë e vet

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 13:52
Ilustrim

Dy raste të dhunës në familje kanë ndodhur në regjionin e Prizrenit. Siç bën të ditur Policia dy persona janë arrestuar. Njëri në Prizren e tjetri në Dragash, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tyre.

Rasti i parë ka ndodhur në Prizren, ku është arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit , i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa në rastin e dytë siç njofton Policia personi i arrestuar ka tentuar ta sulmojë  fizikisht babin e vet.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka kanosur dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht babanë e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat