Zbulohet identiteti, kush është i riu që u gjet i vrarë në Shkodër, jashtë makinës së braktisur

Kronikë e zezë

Zbulohet identiteti, kush është i riu që u gjet i vrarë në Shkodër, jashtë makinës së braktisur

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 15:38
Arjan Ferracaku

Policia e Shkodrës ka identifikuar personin që u gjet i vrarë mesditën e sotme në zonën e Livadhes në periferi. Viktima është Arjan Ferracaku, 31 vjeç. Ai është gjetur jashtë një automjeti që u gjet i braktisur në një zonë në periferi të qytetit.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se makina është e djegur dhe se ngjarja ka ndodhur gjatë natës.

Ferracaku është pronar i dy bizneseve, lokale në Velipojë dhe babai i dy fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat