Një i vdekur në Viti, dyshohet të jetë helmuar

Kronikë e zezë

Një i vdekur në Viti, dyshohet të jetë helmuar

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Një vdekje e dyshimtë është regjistruar në Viti.

Sipas njoftimit nga policia e Kosovës, një person nga emergjenca e Vitisë është dërguar në Spitalin e Gjilanit pa shenja jete, të shtunën në mesditë.

Dyshohet se viktima, mashkull, në rrethana të panjohura deri tash është helmuar në dhomën e tij dhe familjarët e kanë dërguar në emergjencën e Vitisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia thotë se po e heton rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat