Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga emergjenca e Vitisë është dërguar në Spitalin e Gjilanit pa shenja jete.
Dyshohet se viktima në rrethana ende të pa njohur është helmuar në dhomën e tij dhe nga familjarët është dërguar në emergjencën e Vitisë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimën është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.