Gjendet pa shenja jete personi i zhdukur në Ferizaj

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete personi i zhdukur në Ferizaj

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 18:48
Avdyl Kçiku

Policia rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se është gjetur pa shenja jete Avdyl Kçiku, i zhdukur që nga dita e djeshme në qytetin e Ferizajt.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Ferizaj, Agim Gashi, ka thënë përmes telefonit se personi i raportuar si i zhdukur është gjetur sot sot rreth orës 16.25, pa shenja jete.

"Një qytetar e ka vërejtur veturën e tij të parkuar në dalje të Ferizajt, rrugës për Nerodime. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është gjetur edhe një armë zjarri, ndërsa mjekësia ka konstatuar vdekjen e tij," ka thënë ai.

Gashi ka bërë të ditur  se policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin, i cili fillimisht po trajtohet si vdekje e dyshimtë. 

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat