Vjehrri rreh nusen e djalit në Durrës

Kronikë e zezë

Vjehrri rreh nusen e djalit në Durrës

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 07:15
Foto ilustrim

Dhuna në familje, ka pasur protagonist të rastit më të fundit, vjehrrin, i cili ka ushtruar dhunë psikologjike e fizike, ndaj nuses së djalit ët tij.

Ngjarja është denoncuar në Durrës, pas të cilit, Policia plotësoi kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për E. K., banuese në Durrës, pasi vjehrri i saj shtetasi H. K., vjeç 69, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 01. 09. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen E. K., banuese në Durrës, pasi vjehrri i saj shtetasi H. K., vjeç 69, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat