Grekut i gjendet kanabis në trup, arrestohet bashkë me shqiptarin - Bota Sot
Grekut i gjendet kanabis në trup, arrestohet bashkë me shqiptarin

Kronikë e zezë

Grekut i gjendet kanabis në trup, arrestohet bashkë me shqiptarin

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 14:42
Ilustrim

Një shtetasi grek iu është gjetur 1.1 kg kanabis në pjesën e barkut gjatë një kontrolli në pikën kufitare të Kapshticës.

Stylianos Chiropoulos, banues në Katerinë po udhëtonte së bashku me një shtetas shqiptar Astrit Elezin, banues në Bulqizë (rezident në Katerinë), 26 dhe 27 vjeç, me mjetin tip “Volksëagen”.

Në njoftimin e polcisë thuhet se: “Gjatë kontrollit trupor të ushtruar ndaj shtetasit grek, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pako me peshë 1 Kg e 100 gr me bimë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa,.

Dy të rinjtë janë vendosur në pranga nga policia.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe Specialistët për narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, ku në përfundim të veprimeve bënë arrestimin në flagrancë të këtyre shtetasve dhe referuan materialet hetimore Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë,  për veprën penale bazuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal, në ngarkim të këtyre shtetasve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...