Rastet e dhunës në familje trajtohen me prioritet nga Prokuroria e Gjakovës

Kronikë e zezë

Rastet e dhunës në familje trajtohen me prioritet nga Prokuroria e Gjakovës

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 10:05
Ilustrim

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, vetëm gjatë muajit gusht ka pranuar dymbëdhjetë raste të cilësuara si dhunë në familje, gjegjësisht për veprën penale nga neni 188/3 të KPK-së.

Prokuroria njofton se për të gjitha rastet është marrë aktvendim për fillim të hetimeve, dhe u është caktuar paraburgimi 12 të pandehurve, dhe ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore.

“Gjithashtu, është marrë vendim për ekspertizë, ku për secilin rast  pritet të kthehet ekspertiza nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, dhe të njëjtëve t’iu  ngritet aktakuza. Prokuroria Themelore në Gjakovës njofton opinionin se i trajton me seriozitet të lartë të gjitha rastet, duke iu kushtuar vemendje të veçantë rasteve të dhunës në familje. Vlen të theksohet se në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, për rastet e dhunës në familje tash e dy vite është i caktuar një prokuror i cili merret ekskluzivisht me këto raste”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat